Plazhi që ‘transformohet’ në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që ‘transformohet’ në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Kur batica tërhiqet dhe moti është i kthjellët, brigjet e Fukutsu-s në jug të Japonisë shndërrohen në një pasqyrë natyrore prej rreth tre kilometrash. Rëra e lagur reflekton qiellin dhe siluetat e njerëzve, duke krijuar një panoramë që i ka dhënë zonës nofkën “Pasqyra e Detit”. Fenomeni, i njohur si Fukutsu Kagami no Umi, ka tërhequr vitet e fundit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët mbërrijnë për të realizuar fotografi spektakolare, sidomos në momentet kur deti është i qetë dhe qielli i hapur. “Çdo mëngjes shikoj nga oqeani dhe mendoj si është sot. Nëse është blu i bukur, ndihem e lumtur”, thotë Rumi Nakamura, e rritur në këtë qytet bregdetar dhe aktualisht punonjëse e zyrës lokale të turizmit. Sipas saj, banorët e konsiderojnë detin...