Pinguini Nihilist: pse një video e vjetër po i flet kaq fort internetit në 2026

Pinguini Nihilist: pse një video e vjetër po i flet kaq fort internetit në 2026

Një klip i thjeshtë ka shpërthyer papritur në rrjet: një pinguin i vetëm largohet qetësisht nga kolonia e tij dhe nis të ecë drejt maleve të Antarktidës. Pamjet janë të vjetra gati 20 vjet, por rikthimi i tyre në 2026, i shoqëruar me muzikë të zymtë dhe mbishkrime ekzistenciale, e ka kthyer pinguinin në personazhin më të papritur të sezonit. Interneti e pagëzoi: “Pinguini Nihilist”. Në video, pinguini ecën me një qetësi të frikshme, si dikush që s’po ikën me nxitim, por me vendosmëri. Dhe pikërisht kjo e bën kaq hipnotizuese: nuk ka panik, nuk ka ndalesë, vetëm një “marshim” i ngadaltë drejt një drejtimi ku, logjikisht, nuk ka as ushqim, as mbijetesë. Pamjet vijnë nga dokumentari i Werner Herzog “Encounters at the End of the...