Picasso “i fshehur” në Teheran, kryevepra që bota nuk mund ta shohë
Një vepër e Picasso-s me vlerë të paçmuar rrezikon të mos mund të admirohet më për shkak të luftës në Iran. Piktura e njohur si “Piktori dhe modelja e tij“, bën pjesë në një koleksion shumë miliardësh kryeveprash të shekullit XX që aktualisht ndodhet nën qiellin e bombarduar të Teheranit. Më saktësisht, ajo ruhet në një bodrum që shërben edhe si fortesë e kryeqytetit iranian, në depot e Muzeut të Artit Bashkëkohor. Ajo që është e veçantë është se historia e saj lidhet ngushtë me ekonomitë botërore. Për shkak të embargos së naftës nga OPEC-u në vitin 1973, që katërfishoi çmimin e naftës, paralizoi ekonominë amerikane dhe gjeneroi fitime të jashtëzakonshme për Iranin, koleksionistët më të pasur nuk jetonin më në New York, por në...
Burimi:
kultplus.com