Petro Marko: Vajza e valave

Petro Marko: Vajza e valave

Vajza e valave, nga Petro Marko Valët e tërbuara të detit që pëlcisnin të shkumëzuara mbi shkëmbinjtë e thepisur të bregut, bënin që të humbiste kënga e zakonshme e djemve të lagjes, që ia kishin shtruar rrëzë Shën Mitrit. Melodia, megjithatë, arrinte gjer te veshët e Lolës, e cila plaste nga marazi dhe, fshehurazi, qante e qante me dënesa që të këputnin shpirtin. Atje poshtë, në fund të horizontit, mbi det, disa re të kuqe silleshin vërdallë nga fryma e fundit e tramundanës. Këtej lart minaret blegërinin. Ktheheshin nga mali. Mu në mes të fshatit kënga lëvonte, kurse fashatarët, që gjithë ditën kishin punuar, tani, të lodhur, i drejtoheshin vatrës së tyre. Dita po perëndonte…-Bijo, mos qaj më. Bëj durim, se Neçoja do të kthehet!-kështu...