Peticion digjital për përfshirjen e plisit shqiptar në listën e UNESCO-s

Peticion digjital për përfshirjen e plisit shqiptar në listën e UNESCO-s

Një peticion online ka nisur të shpërndahet, përmes të cilit nënshkruesit u drejtohen institucioneve të UNESCO-s me kërkesën që plisi shqiptar të njihet si element zyrtar i trashëgimisë kulturore dhe të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Sipas iniciatorëve, një njohje e tillë do të përbënte jo vetëm një vlerësim të denjë për trashëgiminë tonë kulturore, por edhe një garanci që brezat e ardhshëm ta njohin dhe ta vlerësojnë këtë simbol thelbësor të identitetit shqiptar. Përfshirja zyrtare e plisit në listën e pasurive botërore do të kishte gjithashtu ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit rajonal, duke nxitur interesin e vizitorëve për të zbuluar dhe përjetuar nga afër kulturën tonë të gjallë dhe autentike. Autorët e peticionit theksojnë se plisi shqiptar përballet me rrezikun e...