Përshtatësi i parë i Eposit të Kreshnikëve

Përshtatësi i parë i Eposit të Kreshnikëve

Optikë rileximi për librin “Trimat e Jutbinës” të shkrimtarit Arif Gjyli, vepër që jeton dhe sot sepse autori i ruajti hapësirat e Jutbinës. I njohu mirë dhe i dashuroi. Ashtu siç i përftoi me ndjesinë e shkrimtarit, ashtu edhe i dhuroi si “Jutbinë” krijimtarie… Nga : Arif Gjyli Shkrimtari Arif Gjyli vdiq, më 23 shtator në moshën 76 vjeçare, në Tiranë. Emri dhe veprimtaria e tij e luftës dhe ajo letrare u kujtuan vetëm nëpërmjet një shkrimi. Më vonë, koha vërtetoi se, ky shkrim-kujtimi ishte i fundit, por jo përmendja e emrit, e kontributit të tij si mësues e didakt (nga të parët që u mor gjerësisht e me hollësi me problemin e mprehtë të teksteve të leximit dhe të letërsisë për fëmijë), krijues e...