Përshkrimi i Gjirokastrës nga Ismail Kadare në “Kronikë në gur”

Përshkrimi i Gjirokastrës nga Ismail Kadare në “Kronikë në gur”

Ja si përshkruhet qyteti i bukur i Gjirokastrës nga Kadare “Ky ishte një qytet i pjerrët, ndoshta më i pjerrëti në botë, që i kishte thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe të urbanistikës. Shkaku i pje­rrësisë së madhe ndodhte që në nivelin e çatisë së njërës shtëpi gjendeshin themelet e tjetrës, dhe me siguri ky ishte i vetmi vend në botë ku njeriu, po të rrëzohej në anë të rru­gës, në vend që të binte në hendek, mund të binte mbi çatinë e ndonjë shtëpie të lartë. Këtë gjë më mirë se kushdo e dinin pija­necët. Ishte me të vërtetë një qytet shumë i çuditshëm. Ti mund të ecje rrugës dhe po të doje, mund të zgjatje pak krahun dhe ta vije kapelen tënde...