Përse kjo heshtje ndaj krijuesve?

Përse kjo heshtje ndaj krijuesve?

Nga Leon Lekaj Shpesh herë, në biseda miqsh të brezit tim, dëgjohen dialogë të tillë: -Mbeti himn kjo kënga e Prenk Jakovës, “Margjelo”, është perlë! Disa, ndoshta më të rrallë, shkojnë edhe më tej, teksa i dëgjon të përmendin edhe autorin e tekstit, Filip Ndocaj; ose “Këputa një gjethe dafine” e Limoz Dizdarit dhe Xhevahir Spahiut. Dhe biseda hyn nëpër labirintet e kohës pa emër. Por le të bëjmë një pyetje të thjeshtë! Sa vetë e dinë sot që kënga për herë të parë është kënduar nga Nikolin Gjergji dhe Klotilda Shantoja? Pak! Shumë pak! Sepse gjatë dekadave, emrat e këngëtarëve janë zëvendësuar me të rinj, me performanca të ndryshme. Dhe harresa e emrave të këngëtarëve të parë është normale, edhe pse jo morale. Periudha...