Përpiqu t’i bësh mirë tjetrit, nëse nuk mundesh të paktën mos i bëj keq…
Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj Përpiqu t’i bësh mirë tjetrit. Kur nuk mundesh, syno të paktën të mos i bësh keq. Dobia s’është aq për atë, sa për ty. Se ajo që bën për tjetrin, sidomos për familjarët, miqtë e kolegët, e ndikon sadokudo jetën e tyre por, parë më gjerë, ndikon e ngjyros tejpërtej jetën tënde.Sa je i ri e kupton dhe s’e kupton këtë të vërtetë, po kur moshohesh dhe nis të bësh bilancin e jetës, zbulon se pak, fare pak gjëra mbeten e kanë vlerë për dje, sot, nesër e për kurdoherë. Ndër këto të pakta vendin e kreut e zënë mirësia, dashuria dhe dhimbshuria.Parë kështu kur i bën mirë tjetrit, i ke bërë mirë në radhë të parë vetes tënde, se...
Burimi:
kultplus.com