Përkujtohet aktori i madh Pandi Raidhi në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Përkujtohet aktori i madh Pandi Raidhi në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të shquar shqiptar Pandi Raidhi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përkujtuar figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në teatrin dhe kinemanë shqiptare. I lindur më 14 prill 1921 në Korçë dhe i ndarë nga jeta më 18 korrik 1999 në Tiranë, Pandi Raidhi mbetet një nga emrat më të dashur të artit shqiptar. Ai ishte bashkëthemelues i Estradës Profesionale të Korçës dhe kontribuoi në themelimin e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën teatrore. Debutimin në kinematografi e bëri me filmin e parë artistik shqiptar, “Tana” (1958), ndërsa gjatë karrierës interpretoi rreth 200 role në teatër dhe 36 role në film. Me talentin, natyrshmërinë dhe humorin e tij të veçantë, ai...