Paramendojeni: Aleksandër Moisiu priti 3 vjet për pasaportën shqiptare…

Paramendojeni: Aleksandër Moisiu priti 3 vjet për pasaportën shqiptare…

Erdhën kohë më parë për publikun një cikël të gjatë dokumentesh, me të gjitha procedurat që ndoqi aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, për të përfituar nënshtetësinë shqiptare. Edhe pse e kaloi thuajse gjithë rininë, mes qytetit të Durrësit dhe Tiranës, para se të zhvendosej drejt Vjenës së Austrisë, artisti i shquar iu nënshtrua të gjitha procedurave ligjore për të përfituar pasaportën e vendit të tij. Mes shumë materialesh arkivore që mund të gjenden për të, në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh), ato që bien më shumë në sy janë letërkëmbimet zyrtare për Aleksandër Moisiun, i cili, kërkon nënshtetësinë shqiptare. Gazeta “TemA” i solli këto dokumente që përmbajnë vlera të rralla, si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se, dramaturgu i madh i skenave botërore,...