“One Battle After Another” triumfon në Oscars 2026, fiton gjashtë çmime
Filmi “One Battle After Another” u shpall fituesi i madh në ceremoninë e Oscars 2026, duke rrëmbyer gjithsej gjashtë çmime të Akademisë gjatë ndarjes së 98-të të çmimeve Oscar të mbajtur në Los Angeles. Komedia e regjisorit Paul Thomas Anderson, që trajton historinë e një revolucionari të harruar, fitoi çmimet kryesore për Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë të Adaptuar, Aktorin më të mirë në Rol Dytësor, Montazhin më të mirë të Filmit dhe Casting-un më të mirë. Filmi “Sinners”, i cili hyri në ceremoni me 16 nominime, ishte fituesi i dytë më i madh i mbrëmjes, duke marrë katër çmime. Aktori Michael B. Jordan fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë, ndërsa regjisori Ryan Coogler mori Oscar-in e...
Burimi:
kultplus.com