Njeriu i mençur nuk shqetësohet për gjërat që s’mund t’i ketë

Njeriu i mençur nuk shqetësohet për gjërat që s’mund t’i ketë

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm: Urtësia është për shpirtin si shëndeti për trupin./ François de La Rochefoucauld Heshtja është urtësi, kur të folurit është marrëzi./ William Penn Falja është hakmarrja e të urtit./ Christian Wernicke Smirëziu flet keq për të mirët; budallai, për të mirët e të këqijtë; i urti nuk flet keq për askënd./ Michele Colombo Njeriu i urtë flet pak e bën shumë./ Konfuci Kush është i urtë nuk merret me llafe; kush merret me llafe nuk është i urtë./ Laozi Njeriu i mençur nuk shqetësohet për gjërat që s’mund të ketë./ George Herbert Është e lehtë të dukesh i urtë, mjafton të jetosh gjatë, të thuash pak e të bësh akoma më pak./ P. D. James Nëse do...