Një zakon i pronarit që mund të shkaktojë ankth serioz tek qentë
Qentë shpesh e përjetojnë largimin e pronarit të tyre si një situatë krize dhe mënyra e gabuar për t'i përshëndetur mund të rrisë ankthin e tyre. Një veteriner i ka paralajmëruar pronarët e qenve për një gabim të zakonshëm njerëzor që mund të shkaktojë ankth ndarjeje tek qentë me kalimin e kohës , duke theksuar se si një sjellje e tillë mund të ndikojë në shëndetin mendor të kafshëve shtëpiake, raporton Net.hr. Amir Anvari, një veteriner i cili poston rregullisht në TikTok, shpjegoi se si disa modele të sjelljes së pronarëve mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien e kafshëve në planin afatgjatë, shkruan Mirror .Në përshkrimin e videos së tij, ai shkroi: "Ankthi i ndarjes është një problem i madh me të cilin përballen qentë sot! Por ju patjetër që mund t'i ndihmoni ata...
Burimi:
syri.net