Një shekull në ‘arrati’, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në ‘arrati’, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një skulpturë prej mermeri që paraqet kokën e Aleksandrit të Madh, e zhdukur për gati një shekull nga Bazilika Emilia në Forumin Romak, është rikthyer në Itali pas një odiseje që e çoi në disa vende të botës. Vepra, e datuar në shekullin I pas Krishtit, u riatdhesua në prill të këtij viti së bashku me 336 objekte të tjera arkeologjike të trafikuara në Shtetet e Bashkuara. Historia e saj përfshin arkeologë, kontrabandistë, tregtarë arti, koleksionistë dhe institucione ndërkombëtare, ndërsa hetimet e Karabinierëve italianë të Njësisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Prokurorisë së Nju Jorkut bënë të mundur rindërtimin e rrugëtimit të saj. Skulptura pritet të vendoset në Muzeun e Forumit Romak, ku autoritetet do të vendosin nëse do të ekspozohet për publikun apo...