“Një pjesë e lindjes”, tregim nga Anton Pashku

“Një pjesë e lindjes”, tregim nga Anton Pashku

Nga Anton Pashku “O zot!” tha fare ngadalë, pa lëvizur buzët. Dhe, duke mbyllur sytë, iu duk se tashmë me siguri nuk ishte vetëm –edhe pse, pra, përpos tij, nuk ishte kush tjetër në dhomë, me përjashtim të erës së këmbëve dhe errësirës, që kishte veshur muret e ishte rënduar mbi qilimin e vjetër persian të shtruar në dysheme, të cilin ia kishte lënë gjyshi të jatit e ky këtij. Erën e rëndë të këmbëve (të cilën, ndofta,e bënte pak më të fortë edhe era që vinte prej njëfarë kënetëze që ndodhej jashtë, aty pranë dritares së tij, ku ky gjithmonë hudhte pakot e zbrazta të duhanit dhe ndonjë cikrrim tjetër të panevojshëm që mandej zinte të kalbej në ujin amull), nuk e ndjente, sepse,...