Një mbrëmje gala me këngë shqiptare dhe emocione, me këngëtaren Marsela Çibukaj dhe Orkestrën Simfonike të RTSH

Një mbrëmje gala me këngë shqiptare dhe emocione, me këngëtaren Marsela Çibukaj dhe Orkestrën Simfonike të RTSH

Orkestra Simfonike e RTSH vjen me një mbrëmje gala, plot emocion me rastin e festës ndërkombëtare të gruas. Me pjesëmarrjen e këngëtares së njohur Marsela Çibukaj, e cila do të interpretojë në këtë mbrëmje muzikore këngët më të bukura shqiptare kushtuar nënës. Kjo mbrëmje gala do të zhvillohet më datë 9 mars tek salla e Universitetit të Arteve në Tiranë. “Ju presim të përjetojmë së bashku një mbrëmje të paharrueshme me muzikë, emocione dhe dashuri”, thuhet nga Orkestra Simfonike e RTSH-së. Marsela Çibukaj është një prej emrave të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe ka performuar në shumë evente e festivale, përmendim këtu edhe Porto Palermo Festival. Mbrëmja gala që do të zhvillohet më datë 9 mars është në vijim të projekteve muzikore të Orkestrës...