Një jetë mes notave muzikore, dokumentar premierë në janar për kompozitorin Nikolla Zoraqi

Një jetë mes notave muzikore, dokumentar premierë në janar për kompozitorin Nikolla Zoraqi

Nga Julia Vrapi Vepra në të gjitha gjinitë muzikore, që janë luajtur në aktivitetet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare, janë krijuar nga kompozitori Nikolla  Zoraqi. Një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, rikthehet në vëmendjen e publikut përmes një dokumentari premierë mbi jetën dhe veprën e tij artistike. “Nikolla i zemrës së Tiranës” sjell një rrëfim të plotë mbi kontributin e kompozitorit, që la gjurmë në të gjitha gjinitë muzikore. Dokumentari, që pritet premierë në ditët e fundit të këtij janari 2026 vjen me skenar nga Natasha Lako dhe regjisor Mevlan Shanaj, konsulent muzikor është maestro Zhani Ciko. Ky është dhe filmi i parë dokumentar kushtuar kompozitorit të njohur, puna për të cilin nisi që vitin që lamë pas dhe këtë janar, që...