Një jetë e përkushtuar ndaj antikitetit, Akademia nderon Neritan Cekën në 85 -vjetor
Një jetë e përkushtuar ndaj antikitetit, ku veprimtaria për një prej figurave më të shquara të arkeologjisë shqiptare mblodhi akademikë, studiues dhe personalitete të jetës publike në Akademinë e Shkencave. Veprimtaria jubilare “Profesor Neritan Ceka në 85-vjetorin e lindjes. Gjashtë dekada për arkeologjinë” u zhvillua më 12 shkurt, ku përmes kumtesave dhe fjalëve përshëndetëse u theksua rëndësia e veprimtarisë së tij të gjatë shkencore dhe pedagogjike në fushën e arkeologjisë. Aktiviteti u organizua nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Komisioni i përhershëm i arkeologjisë dhe Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Fjalën përshëndetëse në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave e mbajti akad. Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Ai u shpreh për prof. dr. Cekën,...
Burimi:
sot.com.al