“Nikolla i zemrës së Tiranës”/ Dokumentari i regjisorit Mevlan Shanaj kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
“Nikolla i zemrës së Tiranës”, dokumentari i regjisorit Mevlan Shanaj për kompozitorin Nikolla Zoraqi u shfaq në Universitetin e Arteve për studentët e muzikës dhe artit skenik. Studentët u njohën me krijimtarinë e një prej kompozitorëve më të mëdhenj në vend, që e bënë orkestrën të flasë shqip. “Nikolla Zoraqi përbën një nga kolonat e fuqishme që mbajnë artin tonë muzikor dhe që përbëjnë edhe një vlerë të jashtëzakonshme mbarëkombëtare. Lidhja e këtij artisti të madh me melosin, me traditën jo vetëm të Tiranës, por me gjeografinë e të gjithë hapësirës mbarëshqiptare e gjejmë të komunikueshëm artin e Nikolla Zoraqit.”, shprehet Milto Kutali, Dekani i Fakultetit të Artit Skenik. Me këngën “Dhuratë për ditëlindje”, baletin “Cuca e maleve”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “uvertura festive”,...
Burimi:
top-channel.tv