Nga terreni gjuhësor te romani modern, rruga krijuese e Mehmet Elezit
Nga NDUE DEDAJ Është shqiptuar shumë herë togfjalëshi “gjuha e shkrimtarit”, për të vënë në dukje stilin, veçantitë e të shkruarit të këtij apo atij autori, thënë ndryshe: shkrimësinë, mirëpo nuk e kemi hasur askund të ndërsjellën, dmth., metaforën “shkrimtari i gjuhës”, që në rastin e Mehmet Elezit mendojmë se është e gjetur. Dhe kjo jo vetëm për faktin se kemi të bëjmë me një shkrimtar që është njëherësh dhe gjuhëtar, autor i disa monografive e trajtesave që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, por kryekrejet për shkak të mbrujtjes gjuhësore të veprës së tij letrare në poezi, prozë dhe ese. Sa dimë është i vetmi shkrimtar shqiptar, vepra letrare e të cilit është e mbarsur me lëndë gjuhësore autentike të pabjerrur, të qëmtuar prej...
Burimi:
kultplus.com