Nga ditari i Lasgush Poradecit: As jam bërë as do bëhem dallkauk…
Pjesë nga ditari i Lasgush Poradecit Tiranë, e Mërkurë 24 Tetor 1945 Ora 11 isha te Ministri i Kulturës Sejfulla Malëshova, i shpura materialin e vëzhgimeve të mija mi Naim Frashërin për botim kritik të lirikës së Naimit. “Botim kritik” i thashë “s’mund të bëhet, dyke mos patur dorëshkrime të mjaftuarshme. Do të bëj vetëm një botim kriteri” i thashë, siç e kisha parashtruar dhe në raportin t’im përpara se të vete në Poradec. Pastaj në lidhje me vjershën që kish botuar jashtë më 1928 dhe e botoj dhe tashi mora fjalën dhe i thashë: “Do të ishte një çnderim për mua sikur t’ju nderonja se jeni ministër, po unë ju nderoj dhe ju pyes në cilësinë t’uaj si vjershëtor. Juve kini bërë një gabim në poezinë t’uaj...
Burimi:
kultplus.com