Nepravishta, një udhëtim mikpritjeje mes traditës dhe natyrës

Nepravishta, një udhëtim mikpritjeje mes traditës dhe natyrës

Nepravishta, në zonën e Libohovës, ofron një tjetër mënyrë për të zbuluar jugun e Shqipërisë, përmes shtigjeve që ndërthurin trashëgiminë, traditat e prodhimit vendas dhe mikpritjen e familjeve të zonës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një guidë për Nepravishtën turistike, aty ku autenticiteti, natyra dhe dhe tradita ofrojnë një tjetër “shije” shqiptare. “Aty ku çdo shteg të çon te një xhami e vjetër, te një oborr prodhuesi vaji ulliri, patjetër në tavolinën e një familjeje, edhe një ecje në kodrat e Buretos me shijimin e mjaltit dhe natyrës”, u shpreh Rama. Nepravishta ofron kështu një përvojë që shkon përtej vizitës turistike, duke bashkuar historinë, natyrën, produktet lokale dhe mikpritjen, në një udhëtim ku çdo shteg të çon drejt një tjetër pjese të...