Në skenë “Lola”, një histori ku dashuria përballet me krenarinë, ndërsa fati të vë në provë me zgjedhjet më të vështira

Në skenë “Lola”, një histori ku dashuria përballet me krenarinë, ndërsa fati të vë në provë me zgjedhjet më të vështira

Nga Julia Vrapi Në skenë vjen “Lola”, baleti për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen. Në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez, shpaloset historia e Lolës, një vajzë e bukur, e fortë dhe e përfshirë në vorbullën e ndjenjave dhe sakrificës. Këtë muaj marsi për tre net me radhë në skenë do të jetë “Lola”, vepër që rikthehet pas më shumë se dy dekadash për publikun. Me muzikë nga Sergei Vasilenko dhe një gjuhë koreografike të fuqishme, “Lola” vjen si një balet dramatik, ku pasioni i dashurisë përplaset me flakën e luftës dhe një grua bëhet figura qendrore e rezistencës. Dy kaste artistësh në këtë vepër në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për të dhuruar një “Lola” plot emocion, energji dhe pasion në...