Në Shqipëri ekspozohen 46 librat e konfiskuar të Dante Alighierit (Video)

Në Shqipëri ekspozohen 46 librat e konfiskuar të Dante Alighierit (Video)

Rreth 46 libra të rrallë të Dante Alighieri-t janë ekspozuar në sallën italiane të Qendrës “Sotir Kolea”, pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Pjesa më e madhe janë libra të Komedisë Hyjnore, por nuk mungojnë edhe “Il convito” dhe “La vita nuova”, si dhe disa tituj studimorë mbi Danten e “Komedinë Hyjnore” të botuara në anglisht, frëngjisht e gjermanisht. Me botimin më të hershëm që daton më 1806, thesaret e Dantes kanë mbërritur në bibliotekë nga konfiskimet e atyre që u dënuan nga diktatura. “Një veçanti e këtyre librave janë shënimet e njerëzve që i kanë pasur në biblioteka. Këta libra janë mbledhur nga bibliotekat e të persekutuarëve në komunizëm, që kanë qenë të arsimuar. Janë thesare kulturore”, tha Aida Baro, bibliografe. Ndërsa institucionet kombëtare u...