Në jetë për Arkeologjinë, në 85-vjetor Neritan Ceka zbulon projektet e reja arkeologjike
I dashuruar me jetën që bën dhe i apasionuar me arkeologjinë, profesor Neritan Ceka, sot 85 vjeç, nuk ka ndërmend të ndalet dhe tregon projektet në të cilat do të fokusohet në vijim, nga puna në Parkun Arkeologjik të Butrintit te Parku i Lezhës, që sipas tij është lënë në hije. “Besoj që nuk do të pushoj ndonjëherë, ky 85-vjetor më tregon se kam akoma punë derisa puna jonë gjen respektin e publikut shqiptar”, shprehet arkeologu. “Gjithmonë Bylisi, kemi një projekt të unionit europian që do të fillojë të zbatohet këtë vit. Do t’i përkushtohem Selcës ku kam punuar në vitet 70′. Lezha mbetet një objektiv i pashkëputur për ta kthyer në një park dinjitoz arkeologjik, që ka mbetur në hije, ndërkohë që është park...
Burimi:
top-channel.tv