Në gjurmët e rrugës Egnatia, zbulime që ofrojnë bazë për studime shkencore
Nga Julia Vrapi Egnatia është një nga rrugët më të vjetra dhe më të mëdha të botës antike. Në gjurmët e rrugës Egnatia, ku zbulime të reja ofrojnë bazë për studime të mëtejshme shkencore. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kryen verifikimin në terren në fshatin Xhyrë, Bashkia Librazhd, ku u identifikuan struktura mbajtëse përgjatë gjurmës së rrugës Egnatia. Sipas këtij instituti, këto ndërtime, me funksion stabilizimin e trasesë dhe menaxhimin e ujërave, dëshmojnë për zgjidhje të avancuara inxhinierike dhe mjeshtëri ndërtimore. Gjatë ndjekjes së trasës në drejtim të fshatit Dardhë, u evidentua edhe një strukturë tjetër mbajtëse. “E dëmtuar nga rrëshqitjet e terrenit, që konfirmon shtrirjen dhe kompleksitetin e sistemit mbështetës të rrugës”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore- IKTK, që ka...
Burimi:
sot.com.al