“Në anën tjetër”, poezi nga Enela Hoxha

“Në anën tjetër”, poezi nga Enela Hoxha

Sonte lërmëni të fleTë kaloj në anën tjetër më duhettë gëlltis maletdhe të mos shkruaj më poezi. Me sy gjysmë-hapur dallojLetrën e verdhë të mureve spitaloreDhe te kuqen e tulipaneve mbi tavolinë.Jashtë dritares,Mbretërojnë hije njerëzish dhe qiej të zinjKthej kokën nga ana tjetërdhe aty je ti Bota digjet ndër flakëBota e verbër Tek mbyll sytë më fanitetkërma e një dreri në asfaltImagjinoj tek i qasem pranë,i vendos degë ulliri në brirët e tij.Të gjorat kafshë ngrijnë,para rrezikutsi unë para jetës. Me zërin – drithërim’ të folaPër Itakat e largëta që dashurojJo më pak se qiejt e kaltër në sytë e tu.Harroj që gjendem në varkë prej letre.Kapluar nga një ankth pambarimTë them që s’mund të kthehemNën ato re të zeza, që përpijnë qytetin mbarë. Ti...