Ndue Dedaj: Kur gojëdhëna e tejkalon veten…

Ndue Dedaj: Kur gojëdhëna e tejkalon veten…

Nga Ndue Dedaj Gojëdhanat, aq më tepër mitet dhe legjendat janë mjaft të vlefshme, deri atëherë kur nuk mëtojnë të bëhen histori. Kur ne duam me patjetër t’i marrim të mirëqena ato, si fakte historike, këtu gabimi ynë është i dyfishtë, pasi në radhë të parë deformojmë një “materie” folklorike dhe nga ana tjetër përpiqemi të bëjmë histori me një lëndë që nuk është e saj. Thuhet se gratë mirditore mbajnë shaminë e zezë në krye qysh nga zija për vdekjen e Gjergj Kastriotit. Kjo është gojëdhënë, se po të ishte histori do të dinim më e pakta se si ishte mbulesa e kresë e grave mirditase para vitit 1468. Ndërkohë që nuk e dimë historinë e kësaj shamie as pas shekullit XV. Ndokush e...