Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Vendosja e një pllake përkujtimore për poetin e madh shqiptar Lasgush Poradeci në shtëpinë ku ai ka banuar në Austri është shndërruar në një debat publik, për shkak të përjashtimit të familjarëve nga ceremonia zyrtare. Iniciativa është ndërmarrë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet më 5 shkurt. Lajmi është bërë publik nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, i cili ka njoftuar se në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve vendore austriake dhe shqiptare. Por ajo që ka ngjallur reagim të fortë është fakti se familja e poetit nuk është ftuar. Marie Lasgush Poradeci, e bija e Lasgush Poradecit, ka deklaruar publikisht se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare dhe asnjë njoftim institucional nga Bashkia e Pogradecit...