Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Ndahet nga jeta pianisti dhe profesori i njohur, Koço Vrame
Është ndarë nga jeta pianisti dhe profesori i njohur, Koço Vrame, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës korçare. Koço Vrame ishte një emër i njohur dhe i dashur, i cili për më shumë se 50 vite kontribuoi me përkushtim në jetën artistike të qytetit. Si pianist dhe profesor, ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e Orkestrës Simfonike të Korçës, ku dha një ndihmesë të çmuar me profesionalizëm dhe pasion. Me interpretimet e tij të ndjera dhe punën e palodhur si profesor, Vrame u bë pjesë e historisë kulturore të qytetit, duke fituar duartrokitjet dhe respektin e artdashësve ndër vite. Pianisti i shquar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, kanceri në mëlçi./tch...