Muzeu i ikonografisë “Onufri” kalon 100.000 vizitorë për të dytin vit radhazi
Për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, muzeu kombëtar i ikonografisë “Onufri” në Berat ka kaluar numrin e 100 mijë vizitorëve. Një dëshmi e fuqishme që tregon se Berati dhe muzeu “Onufri” janë bërë një destinacion kulturor i pashmangshëm. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja këto ditë të para të janarit të vitit 2026 u shpreh për numrin e vizitorëve, që vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe nga të gjitha trojhet shqiptare. “Për të dytin vit radhazi, në 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri kalon shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh. Jo rastësi. Një tregues i qartë se Berati dhe Onufri janë kthyer në destinacion kulturor të qëndrueshëm, të kërkuar dhe të respektuar. Publiku vjen nga çdo vend i...
Burimi:
sot.com.al