Muzeu arkeologjik nëntokësor në sheshin “Nënë Tereza”, Gonxhja: Nuk cënohet asnjë ambient apo hapësirë ekzistuese

Muzeu arkeologjik nëntokësor në sheshin “Nënë Tereza”, Gonxhja: Nuk cënohet asnjë ambient apo hapësirë ekzistuese

Nga Julia Vrapi Muzeu i ri arkeologjik nëntokësor është pjesë e projektit, që do të zhvillohet te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Muzeu do të jetë i dedikuar artefakteve arkeologjike dhe gjetjeve të ndryshme, duke përfshirë fondet e Institutit të Arkeologjisë, por edhe fonde të tjera. Një projekt që është bërë me dije dhe më parë dhe është gjithashtu edhe pjesë e një strategjie për rritjen e turizmit kulturor.  Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja një ditë më parë e cilësoi si një projekt të rëndësishëm, ndërsa theksoi se nuk rrezikohen ambientet mbi tokë. “Nuk ka asnjë lloj kanosjeje ndaj ambienteve dhe hapësirave aktuale, që përdoren nga Instituti i Arkeologjisë apo Fakulteti përkatës i Universitetit Politeknik të Tiranës. Nuk ka asnjë situatë që...