Mjer’ ai që s’ka thënë fjalë që thuhen vetëm një herë në jetë…
Nga: Koçi Petriti Ai ia prek flokët dhe ia ngatërron për gishta,ajo një kopsë të këmishës ia shtyp me thua,vesa pikëzon mbi lirishta,shelgjet rrinë varur mbi përrua. E marr me mend ç’i thotë ai tanidhe ç’i përgjigjet ajo në këtë orë të vonë,Sa të tjerë i kanë thënë këto fjalë,e sa të tjerë do t’i thonë e do t’i thonë! Asgjë s’do të përsëritet për këta: vajzë e djalënë vitet e ardhshëm, të trazuar apo të qetë.Mjer ai që s’i ka thënë dikujt të tilla fjalë,fjalë që thuhen vetëm një herë në jetë. ObserverKult Lexo edhe: KOÇI PETRITI, KALORËSI I FUNDIT I BALADAVE TË DASHURISË “Poetët e vërtetë kanë vdekje konvencionale, pa dyshim. Ekuacioni i lashtë –gati proverbial se ‘poeti vdes, por jo poezia’- nuk...
Burimi:
kultplus.com