“Mish dhie”, ekspozita e re e Helidon Halitit me kuratore Diellën
“Mish dhie” titullohet ekspozita vetjake që çel këtë javë, artisti Helidon Haliti. Ekspozita është një projekt artistik që trajton në mënyrë konceptuale temat e paragjykimit dhe perceptimit në shoqërinë bashkëkohore. Gjithçka lind nga një ngjarje intime, por nuk mbetet personale. Gjashtëmbëdhjetë vite më parë, një aksident i zakonshëm familjar u kthye në dyshim publik. Një sy i mavijosur u bë provë. Një lagje ndërtoi narrativën e saj. E vërteta ishte e thjeshtë; perceptimi ishte më i fortë. Ekspozita ndërton një narrativë reflektuese mbi raportin mes individit dhe gjykimit kolektiv, duke përdorur elemente simbolike dhe figurative si mjete shprehjeje artistike. Në ciklin e parë fotografik me titullin “Paragjykimi”, pranë portretit u vendos një mollë e kalbur. Jo si simbol i fajit personal, por si metaforë e...
Burimi:
kultplus.com