Miratohet procedura për shpalljen publike të pasurive kulturore që zbulohen në det

Miratohet procedura për shpalljen publike të pasurive kulturore që zbulohen në det

Në mbledhjen e qeverisë, u miratua sot vendimi “Për procedurën e shpalljes publike të pasurive kulturore që zbulohen në det”, një hap i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore nënujore të Shqipërisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale tha se “pozicioni i Shqipërisë përgjatë Adriatikut dhe Jonit dhe historia e saj e gjatë e veprimtarive detare e tregtare kanë lënë në hapësirën tonë detare dëshmi me vlera të veçanta historike, arkeologjike, kulturore dhe shkencore”. “Anije të mbytura dhe strukturat e tyre, gjurmë të strukturave portuale antike apo objekte arkeologjike të lidhura me rrjetet e dikurshme tregtare janë pjesë e një trashëgimie që dëshmon lidhjet e Shqipërisë me qytetërimet dhe rajonet e Mesdheut”, theksoi...