Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ditën e sotme u nda nga jeta aktori i famshëm i njohur për rolin e tij te filmi “Vdekja e Kalit” Fitim Makashi. Ai ishte dhe babai i këngëtarit Redon Makashi. Ngushëllimet e veta i ka shprehur dhe ministri për kulturën Blendi Gonxhja Më poshtë postimi i plotë: “Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta. Fitim Makashi, aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt. Ai la gjurmë në skenë me role si Pedagogu në “Pas provimit të dytë”, Beni në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës” dhe Filipoviç në “Inspektori”. Në kinematografi u bë pjesë e filmave që sot janë...