Mijëra herë më e madhe se satelitët natyrorë, zbulohet hëna gjigante jashtë sistemit diellor
Një hënë gjigante përreth një planeti që gjendet 133 vite drite larg nesh. Mendohet se është mijëra herë më e madhe se gjithë satelitët natyrorë të Sistemit Diellor. Sipas vrojtimeve të realizuara me Very Large Telescope, të pozicionuar në shkretëtrinë Atacama të Kilit, rezulton se një planet jashtë sistemit tonë, HD 206893 B, ka një orbitë enigmatike rreth yllit të tij, dhe shkak mendohet pikërisht prania e një sateliti gjigant. Sipas astronomëve të Universitetit të Cambridge, ky exoplanet jo vetëm ka orbitë të rregullt, por objekti ka një lëvizje periodike prej 9 muajsh, çka mund të jetë tregues se sateliti rrotullohet rreth tij në këtë kufi kohor, i ngjashëm me sistemin Tokë-Hënë. Nëse do të rikonfirmohet nga vrojtime dhe studimet e tjera, ky do të...
Burimi:
syri.net