Miguel de Unamuno: Aty ku ideokracia sundon, kurrë nuk do të ketë liri të vërtetë!
Prej të gjitha tiranive, miku im Maetzu, më e urryera për mua është ajo e ideve, nuk ka kraci që fshin më shumë se sa ideokracia, që sjell me vete pasojat e detyrueshme, ideofobinë e persekutimin, në emër të disa ideve, si të thuash, po aq të respektuara ose po aq të parespektuara si ato. I urrej të gjitha etiketimet, por nëse ndonjëra do më vinte si më e durueshme është ideoclasta– prishës – idesh. Si dua t’i prish ato? Si çizmet, duke i bërë të miat dhe duke i përdorur? Të ndjekurit e misionit të atyre ideve që quhen armiqësore ose tretëse më krijon të njejtin efekt që do të më krijonte ai që, në pritje të shpërthimit të një bojleri me avull, urdhërohet...
Burimi:
kultplus.com