Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë/ Ministri Gonxhja reagon pas kronikës së TCH: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti
Pas lajmit të Top Channel, se Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë është lënë në errësirë, ka reaguar ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Ai shkruan se memoriali do të transformohet në një Qendër Ndërkombëtare Arti, duke u shndërruar në një hapësirë multifunksionale kreative me përmasa ndërkombëtare. Sipas ministrit, projekti parashikon një bashkëpunim strategjik mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), me mbështetjen e partnerëve evropianë. Postimi i ministrit Gonxhja: Nisur nga një kronikë e sotme lajmesh, sqarojmë se Memoriali i Fishtës do të kthehet në një Qendër Ndërkombëtare Arti! Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të kthehet në një qendër multifunksionale kreative të përmasave ndërkombëtare! Një bashkëpunim strategjik mes Muzeut...
Burimi:
top-channel.tv