Më trego me kë fle, të tregoj se kush je!

Më trego me kë fle, të tregoj se kush je!

…Ma trego personin me të cilin fle dhe unë do ta tregoj vlerësimin e tij për veten.Pavarësisht se çfarë korruptimi u është mësuar atyre për virtytin e vetëmohimit, seksi është veprimi vetiak më i thellë, një veprim të cilin ata nuk mund ta kryejnë për asnjë motiv tjetër, përveçse për kënaqësinë personale – një veprim, i cili nuk është i mundur në vet-trupërim, por vetëm në vet-triumf, vetëm mbi bindjen e të qënit i dëshiruar dhe i denjë për t’u dëshiruar. Është një veprim, i cili i detyron ata të rrinë të zhveshur në shpirt dhe në trup dhe ta pranojnë egon e tyre të vërtetë si standard të tyre të vlerës. Ata gjithmonë do të tërhiqen nga personi, i cili e reflekton vizionin e...