“Më thërritni Meghan”, Meghan Markle refuzon titullin “Dukeshë” në MasterChef
Meghan Markle bëri debutimin e saj si gjyqtare e ftuar në “MasterChef Australia”, ku kërkoi të mos përdorej titulli “Dukeshë”, por të thirrej thjesht Meghan. Gjatë hyrjes së saj në kuzhinën e spektaklit, moderatorja Poh Ling Yeow e pyeti: “Të quaj Dukeshë?”, ndërsa Meghan u përgjigj: “Oh, më thërritni Meghan. Absolutisht, po”. Dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, u shfaq në emision pas vizitës së saj në Australi me Princin Harry në prill, shkruan DailyMail.Ajo foli me emocion për lidhjen e saj me vendin, duke kujtuar se gjatë vizitës së parë atje, tetë vite më parë, ajo dhe Harry njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë, Archie. Gjatë sfidës së gatimit, konkurrentët përgatitën pjata të frymëzuara nga përbërësit e zgjedhur prej Meghan, ndërsa ajo i...
Burimi:
kultplus.com