Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Maxhun Osmanaj: Kartolina e harruar
Prita te dera e mallit ca ditëMos postieri i moshuar, me biçikletë,Po ma sjell një kartolinë si dikurPor mësova se koha mikeshëKishte ndërruar itinerarinMoti më kishte harruar…Ndoshta pse vullkani më nuk shpërthen!U vesha i tëri n’zhgënjim, u zhyta n’mëkateTa fajësoj këtë harresë, këtë letargjiPrisja një shfajësimOh, dhimbja më doli në pritë!Me një shpjegim t’ri…Ëndërr më mbeti kartolina fizikeBari gjysmëvdekur, gjethe të humburaLisa lakuriq pa zëra zogjshNga era e marrë dhe dhjetori shpirtmjegullDo kujtime të trishta, pa nevojëMë kishin futur n’burgun e mendimevesi dënim apo ndoshta shpërblim?!Në rrjetën e mërimangës dialektike.Funddhjetor 2025 ObserverKult Lexo edhe: MAXHUN OSMANAJ: KUR MË VIZITON NANA PASDARKE