Mario Benedetti: Më tha “të dua” e papritmas diçka më shtrëngoi në gjoks… frymëmarrja m’u ndalua…

Mario Benedetti: Më tha “të dua” e papritmas diçka më shtrëngoi në gjoks… frymëmarrja m’u ndalua…

“Trishtim i ëmbël” – nga Mario Benedetti(Fragment)Dje pasdite ishim ulur pranë tavolinës.Nuk bëmë asgjë, as nuk folëm.E kisha dorën të mbështetur në një tavllë pa hi.Ishim të trishtuar. Po, ashtu ishim, të trishtuar.Por ishte një trishtim i ëmbël, pothuajse një paqe.Ajo po më shikonte dhe papritmas lëvizi buzët për të thënë vetëm dy fjalë.Tha: “Të dua”.Ishte hera e parë që ma thoshte dhe kuptova se ishte hera e parë që ia thoshte këtë dikujt.Ndoshta nuk është nevoja të them më shumë, sepse ky është thelbi.Pastaj ndjeva një shtrëngim të jashtëzakonshëm në gjoks, një shtrëngim ku edhe pse nuk ishte prekur asnjë organ fizik, por që ishte mbytës, i padurueshëm. Atje, në gjoks, afër fytit, duhet të jetë shpirti, i mbështjellë fort, si një lëmsh. -Deri...