Majlinda Nana Rama: Unë të bëra burrë
Poezi nga Majlinda Nana Rama Unë –grua,ti –një shekull lindur,që më kërkon Haditsi Orfeu Euridikën,101 viteqë më përgjon ëndrrat në adhurim,një decenieqë e shpërngul ditë-natë zemrën tek unë,një vitqë fle zgjuar poshtë dëshirës sime,njëmbëdhjetë muaj –pelegrin tek unë,një mijëvjeçarqë më ke vënë unazë…Sonte,oh, i dashur,me puthje t’i rrëzova gjithë krenaritë,t’i zbrita kulmet me përqafime,malet e lartuara nëpër kohët’i ula gjirit tim.Erdhe,dhe në trupin tim u bëre fli,te këmbët e mia si kokë e prerë.I dashur,hesht,unë të bëra burrë! ObserverKult Lexo edhe: MAJLINDA NANA RAMA: AI DASHUROI NJË GRUA TJETËR Ai dashuroi një grua tjetër.Ish e hollë,e bukur,e ëmbël,as që doja t’ia shihja bukurinë grabitqare.Isha bërë tri magjistricat e Makbethit në një, parashikim humbjeje,trishtim i trazuar,zambak purpur,lumë që ecte mbrapsht në rrotullim,qiell nën shi.Isha mbjellë dëshpërim...
Burimi:
kultplus.com