‘Macja fantazmë’ e Evropës rikthehet pas dekadash zhdukjeje, pamjet e rralla të grabitqarit misterioz
Për dekada me radhë, macja e egër evropiane u konsiderua e zhdukur në shumë zona të kontinentit. Një specie aq e fshehtë dhe e pakapshme, sa prania e saj mbeti për një kohë të gjatë thjesht hipotezë shkencore. Sot, falë kamerave kurth, fotografëve të natyrës dhe metodave të reja kërkimore, kjo “mace fantazmë” po rikthehet në fokusin e studimeve shkencore, për shkak të shfaqjes së saj nëpër pyjet e Evropës. Në vitin 2020 fotografi i natyrës Vladimír Čech Jr, po ecte në borë në një zonë ushtarake të izoluar në malet Doupov, në Republikën Çeke. Qëllimi i tij ishte ambicioz: të fotografonte macen e egër evropiane (Felis silvestris), një specie aq e rrallë dhe misterioze, sa ishte konsideruar e zhdukur nga vendi që në shekullin XX. “Macja...
Burimi:
syri.net