Luan Rama: Dashuri si në kohën e kolerës
Luan Rama Nga Luan Rama Doli nga shtëpia si hije, pa fjalë, me gojën mbuluar me maskën që tani askush nuk e ndante nga vetja. Qyteti ishte shpërfytyruar e njerëzit, që dilnin rrallë, dukeshin si zombi.Si mund të rrinte në shtëpi?! Veç një muaj të dashuruar e papritmas Parisi ishte kthyer në një qytet fantazmë. Njerëzit ruheshin sikur t’i fshiheshin një gjëme të madhe, vetë vdekjes.Flisnin në telefon, por çdo ditë që kalonte e trishtonte më shumë, sikur diçka e fshehtë përpiqej ta ndante nga i dashuri.“Dashuri në kohën e kolerës”. E kish lënë librin hapur mbi krevat, e frikësuar se mos historia e Markezit po përsëritej.“Dua të ruhesh, të lutem!”, i kishte thënë i dashuri. “Mos dil!”.Sa herë mbyllte telefonin, një dorë e padukshme...
Burimi:
kultplus.com