Liza Brozi: Besonte në dashuri…
Dje takova Mohamedin nga Kazablanka.Më shumë se në Zot, besonte në dashuri. I rrezitur, me sy të thellë.Gati për të ndryshuar ligjet e pamoralshme të popullit të tij, vetëm për të njohur një grua ndryshe nga ata që i bëjnë “kurban” natën e parë të martesës. I qeshur, besonte se fati dhe gruaja nuk ndiqen, por kur vijnë, duhet t’u hapësh derën dhe zemrën, pa i pyetur pse. Agnostik, me sytë e ngulitur mbi kryqin e qafes time.Folëm për kopshtet e Babilonisë, Spinozen, Kantin, Monalizën.Prej ku besonte se emri im kishte lindur si një krijesë e përsosur, e Zotit a e Da Vinçit. Mu desh t’i shpjegoja se të kalosh nga Shqipëria në Kosovë, është si të kalosh prej një gjysmë zemre në tjetrën, ose...
Burimi:
kultplus.com