Lindita Ahmeti: Gështenja
Nga Lindita Ahmeti diç vështronte në gjysmëterr në shkretëtirë. Unë e hetoja praninë e ftohtë, por s’mund të dalloja gjë përveç se i dëgjova psherëtimat e natës. Dhe, të rërës. E hapa dritaren e kullës, helbete mos po e pikas syrin përgjimtar. Frynte një erë e akullt, po unë me vendosmëri shikoja hapësirës së shkretëtirës. S’e rroka dot atë që prita, ndonëse nga kodra doli e shndriti hëna e plotë pesëmbëdhjetë. Përballë meje era e hoq atëherë pluhurin e harresës të cilin e mbante stuhia përmbi shkretëtirë, e largoi edhe nga gjërat e moçme të ëndrrave të dikurshme duke zbuluar para meje një dru me kurorë të madhe. Ndonëse në fillim jepte përshtypjen e diçkaje joreale të një krijese të humbur, shpejt doli se ishte...
Burimi:
kultplus.com