Libri ‘Historia e Apolonisë Ilire’, një vepër me vlera të rralla historike dhe arkeologjike
Libri “Historia e Apolonisë Ilire”, me autor arkeologun dhe profesorin e asociuar Bashkim Vrekaj, është prezantuar në ambientet e Muzeu Historik Fier, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe dashamirësve të historisë. Kjo vepër trajton në mënyrë të plotë jetën politike, kulturore, artistike, fetare, sociale dhe ekonomike të qytetit antik të Apolonia, një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit ilir dhe më gjerë. Libri konsiderohet i rekomandueshëm për të gjitha moshat, ndërsa edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka sugjeruar përdorimin e tij nga nxënësit e shkollave të mesme, si një burim i vlefshëm për studimin e historisë. Vetë autori, Bashkim Vrekaj, thekson se vlerat e kësaj vepre qëndrojnë në bazimin e saj mbi dokumente dhe zbulime arkeologjike të realizuara ndër vite në Apoloni....
Burimi:
syri.net